Veprim i pamatur i një shoferi, rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion (Video)

29.12.2018 17:00:29

Shkeljet e rregullave në komunikacion janë shkaktarë të aksidenteve të shumta në rrugët e Kosovës.

Një qytetar ka regjistruar një rast, kur shoferi i një automjeti të tipit “Audi” e humb durimin në kolonën e krijuar në njërën nga rrugët tona dhe vendos ta ndërrojë shiritin e lëvizjes, përcjell Telegrafi.

Për  ta bërë një gjë të tillë, ai shkel rregullat dhe rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion duke kaluar në korisnë e automjeteve që po lëviznin në anën e kundërt.