Vetëm pse e përkrahu grevën e minatorëve, e larguan nga puna ish-mësuesin Cen Desku!

27.02.2017 15:51:25

Veprim absurd i ish-drejtorit dhe Komisioneve të Shkollës fillore ish-“Rilindja” në Malishevë, te vitit 1989!

Vetëm pse e përkrahu grevën e minatorëve, e larguan nga puna ish-mësuesin Cen Desku!

Sot, 28 vjet nga kjo grevë, Desku është pensionuar, ndonëse dhjetë vitet e fundit ishte i papunë. Kësaj radhe Ceni është larguar nga puna nga pushtetarët e pas luftës, pikërisht nga ish-shokët e tij, me të cilët kishte rrugëtuar gjatë e me vështirësi në LDK dhe organizmat tjerë të viteve 90-ta.

 

Tetë ditët e fundit të shkurtit të vitit 1989, në Kosovë mbahen në mend si ditë të qëndresës stoike të mijëra minatorëve grevistë të Stan Tërgut e të Trepçës, në kërkim të dorëheqjes së tre ish-udhëheqësve të imponuar politikë e institucionalë të sistemit komunist. Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989, qe shndërruar në rezistencë gjithëpopullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Greva masive e minatorëve të Stan Tërgut-Trepçës pati jehonë të madhe dhe bashkoi edhe mijëra përkrahës të tjerë në ndërmarrje tjera të shumta në Kosovë si shenjë e solidaritetit të palëkundur. Kjo grevë, pasoi pas zhvillimeve, vlimeve, udhëtimeve e marshimeve të gjata gjithëpopullore të nëntorit të vitit 1988. Edhe në zhvillimet e nëntorit 1988, prijetarë ishin pikërisht minatorët . Në këtë periudhë kur në Kosovë, dukej një frymë më liberale e mposhtjes së frikës nga ndëshkimet e sistemit-pushtetit komunist, aty-këtu në ndonjë institucion arsimor, si në Shkollën fillore “Rilindja” në Malishevë, kur drejtori B. Z., drejtor i shkollës fillore “Rilindja” në Malishevë, me organet tjera të shkollës, si Sekretariati i OTH të LK-së, Komiteti i MBP-së dhe VMSh-së së LK-së, me komisionin disiplinor, kanë larguar nga puna ish-mësuesin Cen Desku, nga data 5 maj 1989 deri më 31. 12. 1989. Ky largim ishte bërë me arsyetimin e këtyre organeve, se mësuesi Desku, duke e keqpërdorë pozitën e mësuesit, të klasës së parë, ka qenë iniciator për bojkotimin e mësimit, kështu që më 21 dhe 23 shkurt 1989, e ka bojkotuar mësimin. Sipas këtij arsyetimi, mësuesi Desku, më 23 shkurt i ka nxjerrë nxënësit jashtë në oborrin e shkollës dhe “iu ka imponuar” nxënësve brohoritjen “Trepça”, “Trepça” në shenjë solidarizimi me minatorët grevistë. Me këtë rast, Cen Desku ka shkaktuar çrregullime në procesin mësimor në shkollë, duke qëndruar në lokalet e shkollës edhe gjatë netëve të datave 23, 24, 25 dhe 26 shkurt 1989 dhe në forma tjera është solidarizuar me Minatorët e Trepçës, thuhet në arsyetimin e shkollës fillore “Rilindja” në Malishevë për vendimin për largimin e Deskut nga puna. Për këtë vendim, ishte inicuar më parë masa disiplinore e Komisionit disiplinor. Kërkesa për procedurë disiplinore kishte numrin 54/2, me datën 26 maj 1989. Ankesat e Deskut ndaj këtij vendimi e masave ndëshkeuse, nuk kanë pushuar, por s’kanë pasur efekt pozitiv dhe ai ka mbetur pa punë. Në akuza janë shkruar edhe terme si “i papërshtatshëm moralo politikisht”. E a ata që kanë dhënë këso vlerësimesh, që ishin edhe në krye të Organizatës themelore të LK-së, nga pas lufta janë edhe zyrtarë të lartë në komunën e Malishevës e në subjekte politike të formuara nga ish-komandantët e UÇK-së, kujton Desku 28 vjet pas.

Sot, 28 vjet nga kjo grevë, Desku është pensionuar, ndonëse dhjetë vitet e fundit ishte i papunë. Kësaj radhe Ceni është larguar nga puna nga pushtetarët e pas luftës, pikërisht nga ish-shokët e tij, me të cilët kishte rrugëtuar gjatë e me vështirësi në LDK dhe organizmat tjerë të viteve 90-ta.
Kësaj radhe Ceni është larguar nga puna nga pushtetarët e pas luftës, pikërisht nga ish-shokët e tij, me të cilët kishte rrugëtuar gjatë e me vështirësi në LDK dhe organizmat tjerë të viteve 90-ta. Për të dy periudhat, Desku ka një mesazh: “Kursehuni ju pushtetarë, kujdes nga veprimet e inateve politike, sepse, vendimet, sidomos ato të shkruara e të dëmshme, nuk vjetërohen dhe absolutisht nuk harrohen”!

Legjenda: Dëshmi e vendimeve për ndëshkimin e z. C. Desku