Zëvedësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha qëndroi në komandën e KFOR-it amerikan, në “Bondsteel”

21.10.2016 17:51:46

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka qëndruar në kampin “Bondsteel”, me ftesë të kamdandantit të KFOR-it amerikan, colonel Ros Gammon dhe zëvendësit tij LTC Michael Wagscheider.

Qëndrimi në kampin “Bondsteel” kishte të bënte edhe me ndërrimin e komandës 21 me komandën 22, njofoton vetë zëvendësministri Hoxha.

Me këtë rast janë shkëmbyer mendime dhe është vlerësur lart bashkëpunimin me KFOR-in amerikan, e në mënyrë më të veçantë policia e Kosovës. QKMK dhe mekanizmat tjerë të sigurisë.

Ky është njoftimi i plotë zëvendësministrit Hoxha:

“Sot ne kampin Bondsteel, me ftese te Komandantit te KFOR-it Amerikan, Colonel Ros Gammon dhe zevendesit te tije LTC Michael Wagscheider, kishim nje dreke pune para se ky kontigjent te beje nderrimin e komandes.

Bashkepunimi yne me KFOR-in Amerikan eshte i shkelqyeshem dhe ne kete kontekst autoritetet e zbatimit te ligjit si Policia e Kosoves, QKMK e mekanizmat tjera te sigurise bashkepunojne edhe me njesine per bashkepunim civilo ushtarak e grupit multinacional luftues (Lindje).

Nderrimi i komandes se KFOR 21 me KFOR 22 do te behet muajin tjeter.

Ne shenje falenderimi per KFOR-in Amerikan dhe Komandantin e KFOR-it Amerikan, Colonel Ros Gammon per mbeshtetjen e vazhdueshme dhe rolin e tyre krucial ne sigurine e vendit, une i dhurova nje dhurate simbolike me harten e Republikes se Kosoves.”

valdetkforvaldetkfor1