Aksident me vdekje në Divjakë, makina përplas motorin, ndërron jetë 25-vjeçari

27.05.2017 23:09:07

Një makinë ka përplasur një motorçikletë në fshatin Mizë të Divjakës mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35, ku për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar..

Policia bën me dije se 32-vjeçari me iniciale A.P, banues në fshatin Mizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 634 BE, është përplasur me një motorçikletë.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorçikletës shtetasi M.M, 32 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, dhe pasagjeri në motorçikletë, shtetasi L.S 25 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë në spital, ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi A.P dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.