Avdullah Hoti: LDK-ja e mirëpret deklaratën e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë për Kosovën

31.08.2018 21:00:15
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja e mirëpret deklaratën e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë, të shprehura nga ministrat e jashtëm të të vendeve kundër eksperimentit të shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i GP të LDK–së z. Avdullah Hoti ka thënë se ne e vlerësojmë shumë kontributin e këtyre dy vendeve dhe të vendeve të tjera mike në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008 e jo për të copëtuar atë ka shtuar z .Hoti.