Besim Hoti: Po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit

06.02.2018 14:35:38

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim ka thënë se është duke u punuar për zbardhjen e rastit të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare “Sloboda, Demokratija, Pravda’ (SDP), Oliver Ivanoviq.

Sipas tij, hetuesit po i kryejnë të gjitha detyrat e tyre në lidhje me këtë rast.