Brenda burgut tmerrues të ISIS-it, aty ku njerëzit prisnin për ekzekutim

19.07.2016 11:00:44

Kjo ndërtesë në Siri faktikisht ishte një burg i të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), ndërsa raportohet për skena tmerruese të torturës.

Burgu, nëse mund të quhet i tillë, e kishte hapësirën jashtëzakonisht të vogël edhe për një person, i cili zor që mund të qëndronte në këmbë e as që t’i shkojë mendja për t’u ulur.

Objekti, me bazë pranë qytetit verior të Manbij, besohet se është përdorur nga grupi terrorist që të mbajë vendasit dhe armiqtë.

Në këtë vend, të burgosurit e tmerruar vendoseshin në këto burgje të vogla me deri në 14 persona të tjera, ku ata do të prisnin ekzekutimet e mundshme.2-104 3-85 4-64