CBS News: 43 për qind të amerikanëve mbështesin punën e Trump

13.04.2017 18:35:08

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i afrohet shënimit të 110 ditëve të para në pushtet, ndërsa televizioni amerikan CBS News me këtë rast ka bërë një anketë, e cila tregon se 43 për qind të amerikanëve e mbështesin punën e shefit të Shtëpisë së Bardhë, derisa 49 për qind e të anketuarve nuk e mbështesin.

Hulumtimi i opinioni publik është publikuar pasi që Trump të enjten e kaluar urdhëroi sulmet ajrore në Siri në shenjë hakmarrjeje ndaj asaj që thuhet se qeveria siriane ka përdorur armë kimike, ku humbën jetën mbi 80 persona, në mesin e të cilëve edhe 30 fëmijë.