Eliza Hoxha pjesë e festivalit “Kënga Magjike”

05.10.2016 22:36:24
Është një prej këngëtareve të rralla shqiptare, këngët e së cilës kane mesazhe të fuqishme dhe dëgjohen për një kohë te gjatë.
Të qenit para publikut dhe të kënduarit live është ajo çfarë i fle në shpirt Eliza Hoxhës, pavarësisht që këtë e bën vetëm në festivale.

 Kështu, për emisionin Express në KTV, këngëtarja ka bërë të ditur që do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit “Kënga magjike”.“Po e bëjë të ditur që do të jem pjesë e festivalit “Kënga Magjike, kënga ka përfunduar dhe trajton një temë sociale. Ka kohë që pjesë e festivaleve nuk bëhem me idenë e garës, por për ta përmbushur atë dëshirën me qenë para publikut” ka thënë ndër të tjerash Eliza Hoxha.