Forcat izraelite sulmojnë Rripin e Gazës

12.09.2016 22:01:02

Duke shkelur armëpushimin, forcat e ushtrisë izraelite kanë sulmuar sot rajonin e rrethuar të Gazës.

Agjencia palestineze e lajmeve VAFA bëri të ditur se forcat izraelite të mbështetura nga tanke, autoblinda dhe buldozerë ushtarakë, hynë në tokat bujqësore në veri të rajonit Bejt Lahia, duke hapur zjarr kundër bujqve palestinezë.

Pas largimit të palestinezëve, buldozerët e ushtrisë izraelite shkatërruan të mbjellat bujqësore si dhe ullishtet e palestinezëve.

Armëpushimi në Gaza u arrit në Gusht 2014 mes Hamasit dhe Izraelit me ndërmjetësimin e Egjiptit pas sulmit 50 ditor të Izraelit kundër Rripit të Gazës.