Futet në lumë të shpëtojë fëmijët, mbytet gruaja

08.08.2017 16:49:45

Një grua ka humbur jetën tragjikisht sot në lumin Drini i Zi. Ajo është futur në lumë për të shpëtuar dy fëmijët e mitur, të cilët ishin duke u larë.

Identiteti i saj nuk bëhet me dije ende.

Ndonëse u dërgua në spitalin e Peshkopisë, gruaja nuk mundi të shpëtonte.

Por për fat të mirë ajo u shpëtoi jetën dy fëmijëve të moshës 10 dhe 6 vjeç.