Jonson dënon sulmet terroriste në Stamboll

11.12.2016 09:31:56

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll, i cili ndodhi pas ndeshjes Beshiktash-Bursaspor, pranë stadiumit ‘Vodafone Arena’.

Johnson komentoi sulmin terrorist në Stamboll nëpërmjet profilit të tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

“Dënoj sulmet në Stamboll. Mendimet e mia janë me ata që janë prekur nga ky sulm. Britania e Madhe është e detyruar të bashkëpunojë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit”, tha Johnson.

Cak i sulmit që u krye në ora 22.30 sipas kohës lokale ishte një autobus i policisë, ku ishin anëtarë të njësisë speciale të policisë të cilët ishin angazhuar në sigurimin e ndeshjes së mbrëmshme të Toto Turkish Super League mes Beshiktashit dhe Bursasporit.