Kryeministri Mustafa: Kosova është shtet evropian, e kërkon dhe e ka vendin në familjen e saj evropiane

25.11.2016 17:26:57

Kryeministri Mustafa ka vlerësuar takimin e sotëm, të parin të Këshillit të Stabilizim- Asociimit BE – Kosovë, dhe kashprehur edhe një herë vullnetin për të implementuar të gjitha çështjet që janë paraparë me kontartën e parë me Bahkimin Ecropian në fushat politike, ekonomike, të forcimit të shtetit ligjor si dhe implementimin e MSA-së. Kryeministri Mustafa ka përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjes kornizë për qasjen e Kosovës në programe dhe projekte të reja të BE-së.

“Delegacioni i nivelit të lartë shtetëror i Kosovës sot u takua me përfaqësuesit e lartë të BE-së në Bruksel.

Gjatë takimit të parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, u konfirmua progresi i Kosovës në implementimin e MSA-së dhe shumë fusha konkrete.

Shprehëm përkushtimin që të punojmë parreshtur në implementimin e të gjitha çështjeve të cilat ne i kemi paraparë me kontratën e parë me Bashkimin Evropian në të gjitha fushat edhe në fushën politike, në fushën ekonomike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të implementimit të MSA-së.

Sot po ashtu, u nënshkrua edhe marrëveshja kornizë për qasjen tonë në programe dhe projekte të reja të Bashkimit Evropian, shumë të rëndësishme sepse adreson aspekte të pjesës më vitale të popullsisë sonë, të rinjëve, si dhe zhvillimit ekonomik.

Tashmë mbetet që të adresojmë çështjet e mbetura, të fillojmë lëvizjen e lirë dhe t’i afrohemi më tutje anëtarësimit në familjen evropiane.” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa në profilin e tij në facebook.

15203119_1172321279500774_1689640158042574574_n

15232090_1172321459500756_6380448478837878668_n

15232046_1172321322834103_6861472235378237854_n