Kryeministrja britanike kërkon falje për ‘dështimin e shtetit’ pas djegies së ndërtesës

21.06.2017 21:54:38
Reagimi i parë që shteti bëri ndaj zjarrit në kullën ”Grenfell” ishte një dështim, pranoi sot kryeministrja britanike, Theresa May.

 

”Zjarri ishte një dështim i shtetit, atij lokal dhe qendror”, deklaroi May gjatë debatit në parlament pas fjalimit të mbretëreshës Elizabeth II për qeverinë e re të vendit.

”Mbështetja ndaj banorëve të kësaj kulle, në momentet e para të rënies së zjarrit, kur ata e donin atë më shumë se çdo gjë tjetër, nuk ishte në nivelin e duhur”, pranoi May, përcjell Atsh.

Ndërkohë, lideri opozitar laburist, Jeremy Corbyn i tha parlamentit se ”çdo vdekje në atë kullë mund të ishte mënjanuar”.