Lejuan makinën me drogë, pranga dy policëve në Kapshticë

02.03.2018 09:38:56

Dy punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës janë arrestuar nga SHÇBA për shpërdorim detyre.

Sipas ministrisë, bëhet me dije se në pranga u vunë shtetasit Robert Demiraj, me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe Mihallaq Necofski, me detyrë shoqërues qeni.

Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.

Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.