Momente paniku në aeroplan, pasagjerët rrahen me njëri-tjetrin (Video, +18)

04.09.2017 20:08:56

Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur në linjën e fluturimit nga  Newcastle në Alicante. Pasagjerët e aeroplanit kanë përjetuar momentet tmerri dhe paniku, pasi dy persona në bord janë zënë me njëri –tjetrin.

Një grua dhe një burrë kanë filluar të grinden me njëri tjetrin, por më pas sherri ka degraduar në përleshje.

Udhëtarët në bord janë tmerruar nga ngjarja dhe filluan të ndanin personat e përfshirë në sherr, por është dashur që të vinë stjuardesat e aeroplanit që të bënin të mundur qetësimin e situatës.

Lucy Morris, 30 vjeç që ishte disa karrige përpara ka mundur të filmojnë të gjithë ngjarjen, transmeton tvklan.

Një zëdhënës i kompanisë Ryanair tha: “Ne nuk do të tolerojmë sjellje të padisiplinuar ose shqetësuese, pasi siguria dhe komoditeti i klientëve tanë, ekuipazhit dhe avionit është prioriteti ynë numër një.

Pasagjerja është ndaluar të fluturojë me Ryanair dhe kjo tani është çështje e policisë lokale, ka thënë ai.