Panik në Nju Jork, 16 të plagosur në stacionin e trenit

16.04.2017 09:45:43

 

Një tren udhëtarësh në Nju Jork me 1200 persona në bord ka mbetur i bllokuar për tre orë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Turma e madhe e njerëzve ka humbur durimin pas një lajm të rremë për të shtëna, çka ka shkaktuar panik.

Lajmi u përhap pasi agjentët e sigurisë të stacionit ndërhynë për të neutralizuar një person të pajisur me një pistoletë elektrike.

Nga frika e një atentati, turma u frikësua dhe u vu në lëvizje. Për pasojë 16 persona u shtypën dhe mbetën të plagosur.