Pavarsia e Kosovës hapi i parë drejtë vetëdijesimit dhe bashkimit

17.02.2019 11:11:20

Nga Ahmet Asani

Të dashur miq, zonja e zotëri, në Atëdhe e Diasporë, ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës! Kosova Republikë e shpallur nga stundentët dhe populli shqiptar më 11 mars 1981, e Deklaruar e Pavarur nga Delegatet e Kuvendit te Kosoves me 2 korrik te v.1990, u pranua nga bota perparimtare demokratike e Pavarur, me shpalljen që i bënë Deputetet e Kosovës së Çliruar më 17 shkurt 2008. De jure dhe de Fakto, nga 17 shkurti 2008 e kendej, populli Shqiptar eshte bere me dy shtete dhe i ngjane Shqiponjes Dykrenare ne Flamur! Ēshtë kohë e fundit që si popull te vetedijesohemi per pozicionin shume te favorshëm të cilin e kemi dhe te fillojme me ndryshimin e madh të vetes tonë. Të fillojmë edhe njëherë nga Diaspora me shembullin e bashkimit të potencialit kombëtar!
Sivjet Komuniteti Shqiptar i Kantonit Thurgau ne Zvicër, ka vendosur dhe eshte i gatshëm qe me ndihmen e gjithë Bashkësisë Shqiptare të Zvicrës, të filloj me ndërtimin e Qendrës se parë Kulturore Shqiptare ne Zvicër. Le te jetë ky HAPI I PARE DREJTË VETEDIJESIMIT dhe BASHKIMIT. Ne këtë drejtim i hapur dhe i gatshëm për veprim është “Fondi i Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicer”. Në emrin tim dhe të gjithë veprimtarëve shqiptar në Zvicer e Diasporë, të bashkuar rreth Vizionit të Qendrave Kulturore Shqiptare, u bëjë Apel gjitha Institucioneve ku vendosin shqiptaret, si në Kosovë e Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni, që të perkrahemi në kētë nismë te mbarê! Uroj qe ky vit i 11-ti i lindjes se Pavarësise së Kosoves dhe 111-ti i lindjes së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të jetë vit i Rilindjes së Shpirtit të Bashkimit Kombëtar në Diasporë e Atëdhe! 
Në emër të shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicer” dhe “Fondit të Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër”