Përqafoni sa më shumë fëmijët, bëhen më të zgjuar

07.09.2018 19:11:46

Jeni ju një prej atyre prindërve që gjithmonë i përqafoni fëmijët tuaj? Nëse po, mos ndaloni kurrë së bëri këtë. Një studim i kryer se fundmi tregon sa i rëndësishëm është përqafimi për fëmijët.

Sipas studimit, sa më shumë ta përqafoni beben tuaj, aq më shumë zhvillohet truri i tyre. Në studim u përfshinë 125 bebe, një pjesë që kishin lindur para kohë dhe të tjerë që kishin lindur në kohën e duhur.

Rezultati tregoi se bebet e lindura para kohe i përgjigjeshin më pak përqafimeve dhe përkëdheljeve se bebet e lindura në kohën e duhur.

Gjithashtu u zbulua se bebet që kishin marrë më shumë përqafime nga prindërit dhe stafi i spitalit kishin një zhvillim më të mirë të truri dhe ishin me vigjilentë.