Qeni vlohet për së gjalli, që të shitet për mish (Video)

09.09.2016 18:11:23

Në një pjesë rurale të provincës Hubei në Kinë, është filmuar momenti mizor, kur një qen është hedhur në një enë të thellë dhe është zier për së gjalli.

Kafsha e pashpresë leh dhe godet mbyllësen metalike, derisa përpëlitej në dhimbjet që i shkaktonte uji i nxehtë.

Pasi kafsha më nuk dëgjohet, dy burra kujdesen që ta largojnë mbulesën.

Në videon e censuruar, shihet më pas qeni që nxirret dhe vendoset për t’u shitur për mish.

Me anë të këtij xhirimi kërkohet që të bëhet më shumë në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të kafshëve.