Shok në Francë, vajza 5 vjeçe vdes e shtypur nga televizori

27.12.2016 13:42:07

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Francë, ku një vajzë e vogël gjeti vdekjen e shtypur nga televizori.

Vogëlushja, vetëm 5 vjeçe, gjeti vdekjen pak minuta pas mbërritjes së ambulancës, për shkak të plagëve të marra për shkak të rrëzimit të televizorit të rrëzuar në shtëpi.

Gjithë ngjarja ndodhi në Francë, në Villeneuve-lès-Avignon, këtë të diel. Vogëlushja po kalonte Krishtlindjet me familjen kur televizori i ra sipër.

Vajza qëndroi e vetëdijshme për një periudhë kohe, por më pas ndërroi jetë në ambulancë, përcjell noa.al.

Vogëlushja ishte duke luajtur pranë një televizori të vjetër nga ata të rëndë, ku rrëshqiti nga mobilja ku ishte mbështetur dhe televizori ra, duke e vrarë.