Veseli falënderon Malin e Zi për ndihmën në gjetjen e zgjidhjes për Demarkacionin

16.02.2018 17:43:51

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur falënderues ndaj shtetit të Malit të Zi për mbështetjen e tyre në gjetjen e një zgjidhje për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Veseli shkruan në Twitter se ai ndjehet falënderues ndaj miqve të Malit të Zi në ndihmesën për gjetjen e një zgjidhje për Demarkacionin.

Ky është postimi i Veselit në Tëitter:

“Falënderues për miqtë tanë nga Mali i Zi për ndihmën në gjetjen e një zgjidhje për demarkacionin e kufirit. Ky është një demonstrim i marrëdhënieve vërtetë të mira mes Kosovës dhe Malit të Zi”.