Veseli, qytetarëve: Mos bini pre e qarqeve të caktuara që duan destabilizim të Kosovës

14.04.2017 13:15:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të premten pas mbledhjes së Kryesisë ka folur lidhur me gjendjen sigurisë në vend, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara që duan ta destabilizojnë vendin.
Kryeparlamentari Veleli më tej tha Kosova është vend stabil dhe sigurt dhe sipas tij të gjithë faktorët që duan ta destabilizojnë Kosovën janë faktorë që nuk e duan të mirën e Kosovës.

Ai tha se Kosova nuk guxon të stagnojë por duhet të ecë përpara në zhvillimin ekonomik dhe integrimet euro-atlantike.