Haki Latifi: Ka ardhur koha që popullit t’i tregohet se kush ia vrau bijtë më të mirë!

(Në 14 vjetorin e vrasjes së Heroit të Demokracisë, ish kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyçi, dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçi.)

Si njëri guximtar, i ndershëm  e që dha shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, vrasja e Ukë Bytyçit para 14 viteve ishte një goditje e rendë që ju bë Kosovës dhe Institucioneve të saj, një ditë pas zgjedhjeve lokale, i cili kishte fituar besimin e mbi 60% të votuesëve, nuk ka dyshim se ishte vrasje e votës së lirë dhe aspiratave të kombit shqiptar në Kosovë.  Ishte vrasje e burrit të madh të Kosovës, ishte vrasje mizore ndaj pishtarit të demokracisë siç ishte Ukë Bytyçi. Ishte atentat mbi demokracinë dhe procesin e pavarësisë së Kosovës, ishte goditje e rëndë mbi lirinë dhe varret e mijëra dëshmorëve tanë të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës, por për ta shijuar lirinë e saj në mënyrën të denjë ashtu siç i ka hije një populli liridashës siç është ai shqiptar. Për fat të keq, kjo thikë antishqiptare ka goditur nga rasti në tjetrin dhe në çastet më deliakte, pikërisht atëherë kur Kosova po bënte hapa kyçe drejtë stabilizimit dhe realizimit të aspiratave të saja për pavarësi.

Atentati mizorë i kryer ndaj Ukë Bytyçit, i cili dha tërë ate që kishte për të mirën e popullit të vetë, i cili me tërë qenjën e tij si në luftë ashtu dhe në paqë punojë për çlirimin, përparimin dhe pavarësinë e Kosovës, shqiptarët i pati indinjuar deri në ate masë sa me të drejtë shtronin pyetjen; deri kur do të tolerohet krimi dhe vrasjet politike në Kosovë, deri kur do të heshtet ndaj autorëve të këtyre akteve tradhëtare dhe antishqiptare të cilët e vritnin Kosovën dhe ardhmërinë e fëmijëve të saj, pyesnin se deri kur do të vritet liria e shqiptarëve e fituar me gjak, deri kur do të vazhdojë tragjedia dhe pikëllimi ynë kolektiv i cili në liri ishte dhe është shumë i rëndë, deri kur shkaktarët dhe aktorët e saj kalojnë pa u zbuluar dhe ndëshkuar para drejtësisë?!

Pra, ka ardhur koha që popullit t’i tregohet se kush ia vrau bijtë më të mirë, se kush manipuluan në emër të tij, se kush luajti me ndjenjat e tij, se kush deshi ta vriste të ardhmën e tij?!

Mjerisht edhe pas shumë vitesh shumë veprimtarë të LDK-së, udhëheqës dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Presidentit Rugova, që u vranë ende nuk dihen vrasësit!

Qoftë mallkimi ynë i përhershëm për ata të cilët ia shuan jetën!

Lavdi u qoftë për jetë e mot martirëve të lirisë dhe demokracisë Ukë Bytyçit, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bajrami !

Haki Latifi

fb_img_1477498395473fb_img_1477498402909