Reçica takon përfaqësuesit e GIZ – DIMAK, flasin për migrim legal dhe punësim

06.09.2018 15:09:11

Prishtinë, më 06 shtator 2018

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim përfaqësues të GIZ-DIMAK(Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Aftësim dhe Karrierën), me të cilët bisedoi rreth punësimit të të rinjve, me theks të veçantë zgjerimit të mundësive për migrim legal për punësim të aftësim profesional të të rinjve në vendet e BE-së, në këtë rast në Gjermani.

Ministri Reçica vlerësoi punën e deritanishme të GIZ-DIMAK në orientimin dhe këshillimin e qytetarëve për migrim si dhe vlerësoi bashkëpunimin mes GIZ dhe MPMS, duke kërkuar që një i tillë të fuqizohet edhe më shumë, sidomos rreth punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës.

“Kosova përballet me shkallë të lartë të papunësisë për çka MPMS, së bashku me partnerët e saj siç është GIZ, po bënë përpjekje maksimale për zbutje të kësaj gjendje”, tha ministri Reçica.

Ai theksoi se një nga nevojat kryesore sa i përket punësimit është orientimi i të rinjve të karrierë për shkak se Kosova po përballet me mospërputhje të aftësive profesionale me nevojat e tregut të punës.

“Një zgjidhje afatshkurtër do të ishte angazhimi i të rinjve tanë për punë sezonale dhe përkohshme në vendet e BE-së. Fuqia punëtore e kualifikuar sipas standardeve të BE-së do të mund të nxiste investimet e huaja në Kosovë, sepse do të gjenin fuqi punëtore të kualifikuar dhe më të lirë se vendet e BE-së” , tha Reçica.

Nga ana tjetër, Nina Theis, Udhëheqëse e GIZ-DIMAK në nivel qendre në Gjermani, falënderoi ministrin për bashkëpunimin.

Theis shprehi pajtimin e plotë që orientimi në karrierë i të rinjve është një çështje për të cilën duhet fokusuar në projektet e ardhshme në mes të GIZ dhe MPMS.

Ajo tha se GIZ do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme për të mbështetur MPMS-në dhe Agjencinë e Punësimit sa i përket zbutjes së papunësisë, sidomos për dhënien e mundësisë për migrim legal për punësim të qytetarëve të Kosovë