Vizita në Rusi dhe çfarë e lidh Edi Ramën me Rusinë dhe dosjen “Mitrokin”?

02.12.2016 17:54:07

Deklaratat e fundit të Edi Ramës për një devijim të rrugës së Shqipërisë nga integrimit në BE, drejt Rusisë janë parë si formë kërcënimi që ky i fundit po u bën lidervë të Unionit, pas vendimit për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Me një shënim të shkurtër në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se, Ramën me Rusinë e lidhidhin shumë gjëra përveç dëshirës së tij personale për një takim me Vladimir Putin.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

A kushtëzohet takimi i Ramës me Putin nga trashëgimia e tij direkte atërore, pra dosja Mitrokin?!

Të vetmin lajm që mediat arritën të veçojnë nga monologu dy orësh i Ramës me Ballën ishte dëshira e tij për të takuar Vladimir Putinin. Analistët e interpretojnë këtë si një formë presioni ndaj BE-së për ndikimin e faktorit të tretë në Shqipëri në rast të mos hapjes së negociatave nga BE. Kjo mund të jetë e vërtetë, ndonëse një presion i tillë mund të ndikojë në të kundërt.

Të tjerë mendojnë se i ati i Ramës, i shkolluar dhe më shumë se i shkolluar në Rusi është një kalorës i zi në seksionin për Shqipërinë të dosjes Mitrokin. Madje e marrin këtë si të vërtetë të mirëfilltë.

Nuk mund të them se çfarë fshihet në dëshirën e Ramës për të takuar Putinin, por e vërteta është se prej shumë muajve Rama kërkon takim me Putinin dhe ky i fundit ka rënë dakord të presë Ramën sapo ky të plotësoj ca gjëra të “vogla”!